Turgut Alp Boyraz
06 Nëntor 2017•Përditësim: 06 Nëntor 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka ndaluar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se mbrëmë në operacionet e kryera në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë ndaluar 16 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.
Forcat izraelite të cilat shpesh kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilat ndodhen nën pushtim, ndalojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë nga të cilët 300 janë fëmijë.