Mehmet Nuri Uçar,Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout
30 Korrik 2018•Përditësim: 31 Korrik 2018
KUDS (AA) - Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar arrestuan 16 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ushtria e Izraelit thuhet se në operacionet e kryera mbrëmë në Bregun Perëndimor kanë arrestuar palestinezët nën akuzën për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste".
Në deklaratë thuhet se pas arrestimit, palestinezët janë dërguar në institucionet përkatëse për hetime.
Kujtojmë se ushtarët izraelitë edhe në orët e mëngjesit në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor arrestuan 4 gazetarë palestinezë.
Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim dhe arreston palestinezët me pretendimet të ndryshme.
Sipas të dhënave të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë.