Eshat Fırat
02 Nëntor 2017•Përditësim: 02 Nëntor 2017
JERUSALEM (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ushtria izraelite u bë e ditur se gjatë mbrëmjes në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 15 palestinezë për shkak të, siç thuhet, “involvimit në aktivitete terroriste”.
Sipas të dhënave të grupeve palestineze për mbrojtjen e të burgosurve Addameer gjatë dy javëve të fundit forcat izraelite kanë arrestuar 195 palestinezë, që është dyfish më shumë se mesatarja në vitin 2017.
Në përleshje të ndryshme nga viti 2015 e deri më sot në rajonin e Bregut Perëndimor, Jerusalemit Lindor dhe Gazës jetën e kanë humbur më shumë se 300 persona, shumica palestinezë.