Eshat Fırat
28 Dhjetor 2017•Përditësim: 28 Dhjetor 2017
KUDS (AA) –Ushtarët izraelitë arrestuan 14 palestinezë në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite njoftohet se në bastisjet e realizuara në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, mbrëmë janë arrestuar 14 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.
Forcat izraelite që po realizojnë shpesh bastisje nëpër shtëpitë e Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor, të cilët ndodhen nën pushtim, me pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët.
Në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë, 300 prej tyre fëmijë.