Eshat Fırat
09 Mars 2017•Përditësim: 09 Mars 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite ka njoftuar se ka arrestuar 12 palestinezë në vende të ndryshme të Bregut Perëndimor, vend ky që ndodhet prej kohësh nën pushtimin izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi me shkrim nga ushtria izraelite, pretendohet se 12 personat e arrestuar kërkoheshin më parë si të akuzuar si pjesëmarrës në "aktivitete të ndryshme terroriste kundër ushtrisë".
Në deklaratë thuhet se 6 nga të arrestuarit janë në kontakt me Hamasin, ndërsa theksohet se të arrestuarit janë dërguar në rajonet e forcave të sigurisë për hetim të mëtejshëm.
Forcat izraelite, shpesh herë ndërmarrin bastisje ndaj shtëpive të palestinezëve në vende të pushtuara prej tyre si, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Ata arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.