Ali Abo Rezeg
03 Dhjetor 2019•Përditësim: 03 Dhjetor 2019
Forcat izraelite kanë arrestuar dhjetë palestinezë gjatë bastisjeve brenda natës të kryera nëpër Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të lëshuar sot nga ushtria izraelite, thuhet se dhjetë personat u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore", pa sqaruar natyrën e këtyre aktiviteteve të pretenduara.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor të pushtuar, me pretekste të ndryshme.
Sipas shifrave palestineze, afër 5.000 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vuajtur në burgjet izraelite.