Emre Aytekin
28 Mars 2019•Përditësim: 29 Mars 2019
Forcat e armatosura të Maltës kanë marrë kontrollin mbi tankerin e mallrave "Elhiblu 1", të cilin dje piratët e rrëmbyen në Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Piratët me motoskaf dje në ujërat libiane të Detit Mesdhe rrëmbyen tankerin 52 metërsh dhe kapën të gjithë 6 anëtarët e ekuipazhit.
Në njoftimin e ushtrisë së Maltës thuhet se me sukses është kryer operacioni i lirimit të tankerit i cili lundronte nën flamurin e Palua-s.
Tankeri më 22 mars lundroi nga Turqia ndërsa ekuipazhin e përbënin kapiteni nga Turqia dhe 4 marinarë nga India dhe një shtetas nga Libia.