Enes Canlı
03 Maj 2020•Përditësim: 03 Maj 2020
Ushtria e Libisë organizoi një operacion ajror kundër militantëve të lidhur me udhëheqësin e forcave të armatosura jolegjitime Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga zyra mediale e operacionit të forcave qeveritare "Vullkani i Zemërimit", operacioni është ndërmarrë në rajonin Nesme, rreth 200 kilometra në jug të kryeqytetit Tripoli.
Gjatë ofensivës janë neutralizuar tri automjete të armatosura të milicive dhe janë vrarë pesë luftëtarë të grupit sudanez Janjaweed, që lufton në radhët e Haftarit.
Militantët e grupit Janjaweed janë sjellë për të luftuar në Libi si mercenarë. Grupi akuzohet për gjenocid gjatë luftës civile në Darfur.
Ushtria libiane kohët e fundit ka korrur suksese kundër milicive të Haftarit, të cilat mbështeten nga Franca, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.
Që nga prilli i vitit 2019, qeveria legjitime e Libisë e njohur nga OKB është sulmuar nga forcat e Haftarit, me qendër në Libinë lindore, dhe më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë nga dhuna.