Muhammed Ali Akman
05 Gusht 2017•Përditësim: 06 Gusht 2017
BEJRUT (AA) – Ushtria e Libanit në Siri, sot në mëngjes kreu sulm me raketa dhe mortajë në objektivat e DEASH-it në kufi të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Libanit thuhet se “Sot në mëngjes, trupat ushtarake të vendosura në rajonin Ra’s Baalbek, kanë kryer sulm me raketa dhe mortajë në objektivat e DEASH-it në rajonet malore”.
Në deklaratë bëhet e ditur se edhe një avion i Forcave Ajrore të Libanit dje në orët e mbrëmjes ka goditur disa objektiva të kësaj organizate.
Në njoftimin e ushtrisë po ashtu përfshihen edhe video dhe fotografitë e goditjes së objektivave me raketa dhe me mortajë të cilat vazhdojnë për disa ditë.
Sipas informacioneve të marra nga burimet rajonale thuhet se ushtria e Libanit është duke e përforcuar praninë e saj ushtarake me dërgimin e forcave shtesë në rajonet El-Kaa dhe Ra’s Baalbek.
Gjatë ditëve të fundit, ushtria e Libanit e cila ka rritur sulmet ndaj DEASH-it, mendohet se është në përgatitje të një operacioni gjithëpërfshirës në rajon.