Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout,Hacer Başer
21 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë arrestuar 17 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se palestinezët janë arrestuar për shkak të “pjesëmarrjes në aktivitete terroriste” dhe se sulmet janë kryer gjatë mbrëmjes.
Bëhet e ditur se në mesin e të arrestuarve gjenden shtatë pjesëtarë të Hamas-it.