Michael Hernandez
15 Shtator 2018•Përditësim: 16 Shtator 2018
WASHINGTON (AA) - Uragani Florence, i cili goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkaktoi viktimat e para në Karolinën e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të fundit, 4 persona kanë humbur jetën. CNN raporton se në Uilmington një pemë ka rënë mbi nënën me fëmijën e saj dhe që të dy ka lënë të vdekur ndërsa babai është lënduar dhe dërguar në spital.
I njëjti burim thotë se edhe një grua humbi jetën. Ajo ishte bllokuar në shtëpinë e saj të përmbytur nga uji.
Ndërsa në qytetin Lenoir një burrë ka humbur jetën si pasojë e goditjes së energjisë elektrike pasi që është përpjekur ta aktivizojë gjeneratorin.
Autoritetet lokale thanë se në Karolinën e Veriut qindra njerëz u bllokuan në shtëpitë e tyre për shkak të shirave të dendur dhe se disa qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Valët e mëdha të shkaktuara nga erërat e stuhishme derdhen në tokë dhe vërshojnë rrugët e qyteteve bregdetare në Karolinën e Veriut.
Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper paralajmëroi qytetarët se situata është "jashtëzakonisht e rrezikshme" dhe se mund të përkeqësohet më tej.
Uragani lëviz drejt brendësisë së vendit me shpejtësi maksimale të erës prej rreth 150 kilometrash në orë.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetet Xhorxhia, Karolina e Jugut dhe Veriut, Virxhinia, Mariland dhe Washington.