Associated Press
08 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
MOSKË (AA) – Separatistët prorusë në lindje të Ukrainës, kanë njoftuar se është vrarë të mërkurën njëri nga komandantët më të spikatur të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve nga Donjecku e afërt me separatistët, njoftoi se Mikhail Tolstykh, i njohur me nofkën Giv, siç theksuan, është varë në një sulm terorist.
Disa media ruse transmetuan se Tolstykh është vrarë në një shpërthim në zyrën e tij.
Televizioni shtetëror rus, publikoi pamje të zjarrfikësve duke shuar zjarrin në ndërtesën në të cilën ndodhej selia e Tolsykhit i cili ishte nga fytyrat më të spikatura të konfliktit të armatosur mes forcave ukrainase dhe rebelëve prorusë.
Konflikti në lindje të Ukrainës filloi në prillin e vitit 2014 dhe deri më tani ka marrë mbi 9.800 jetë njerëzish.