Gorana Jakovljevic
27 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Qyteti ukrainas i Mariupolit është shkatërruar, ndërtesat janë dëmtuar, automjetet dhe tanket e shkatërruara gjenden në rrugë, ndërsa popullata e cila ende ndodhet në qytet po përpiqet të mbijetojë me sasi minimale të ushqimit dhe ujit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra civilë besohet se janë të fshehur në tunelet nëntokësore të kompleksit të prodhimit metalurgjik Azovstal, ku strehohen forcat e fundit ukrainase në qytetin port strategjik
Nën rrënojat, pas ndërprerjes së luftimeve, ka ende viktima, trupat e të cilëve askush ende nuk ka arritur t'i nxjerrë dhe t'i varrosë.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se të paktën 2.729 civilë janë vrarë dhe 3.111 janë plagosur që kur Rusia filloi një luftë kundër Ukrainës më 24 shkurt, nga frika se numri real është shumë më i lartë.