Ali Cura
06 dhjetor 2019•Përditësim: 09 dhjetor 2019
Policia ukrainase ka arrestuar në Kiev një anëtar të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë, siç thuhet, për një anëtar të organizatës terroriste të cilin e kërkonte Interpoli.
Policia e Kievit konfirmoi se në zonën e qytetit është kryer operacion në të cilin janë arrestuar 4 persona. Ata theksuan se në mesin e tyre gjenden edhe shtetas të Kirgistanit dhe Taxhikistanit.
Është konfirmuar se në mesin e tyre është një anëtar i DEASH-it i dënuar me 12 vite burg. Policia konfirmoi mjete shpërthyese dhe armë.