Ruslan Rehimov
27 Mars 2022•Përditësim: 28 Mars 2022
Ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën ka humbur 16.600 ushtarë, 121 avionë, 127 helikopterë dhe 582 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka ndarë të dhënat lidhur me humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt - 27 mars.
Sipas kësaj, nga ushtria ruse që sulmon Ukrainën janë vrarë 16.600 ushtarë, si dhe janë rrëzuar 121 avionë, 127 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 582 tanke, 1.664 mjete të blinduara, 294 topa, 93 sisteme raketahedhëse dhe 52 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.144 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 73 mjete të karburantit dhe 56 mjete ajrore pa pilot (dronë).