Ali Cura
20 dhjetor 2016•Përditësim: 21 dhjetor 2016
KIEV (AA) – Kompania shtetërore ukrainase e prodhimit dhe servisimit të avionëve "Antonov" ka prodhuar avion në të cilin nuk ka pjesë ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Kiev u realizua promovimi i avionit të parë të llojit An-132 D. Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i cili mori pjesë në ceremoninë e promovimit, në fjalimin e tij tha se “Avioni i llojit An-132D u prodhua për një kohë rekord prej një viti e gjysmë".
Poroshenko tha se "Antonov" ka krijuar mundësi të reja për prodhuesit ukrainas në një periudhë të agresionit rus, duke falënderuar më tej Arabinë Saudite për porositjen e prodhimit dhe kontributin e dhënë.