Talha Yavuz
26 Gusht 2021•Përditësim: 26 Gusht 2021
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se fillimi i Platformës së Krimesë është një humbje për Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri Kuleba, në një konferencë për shtyp vlerësoi Samitin e Platformës së Krimesë dhe çështje të tjera.
Në Platformën e Krimesë të zhvilluar më 23 gusht morën pjesë 46 delegacione të huaja, njoftoi Kuleba dhe shtoi se falë platformës problemi i Krimesë erdhi sërish në rendin e ditës.
"Fillimi i Platformës së Krimesë është një humbje për Rusinë", deklaroi kryediplomati ukrainas, duke tërhequr vëmendjen se platforma është fillimi i një pune gjithëpërfshirëse.
"Punimet do të vazhdojnë mbi 5 pika përfshirë mosnjohjen e aneksimit të Krimesë, sanksionet, shkeljet e të drejtave të njeriut, siguria dhe pasojat ekologjike dhe ekonomike të pushtimit", theksoi Kuleba.
- Pretendimi për rrëmbimin e avionit ukrainas nuk është i vërtetë
Në lidhje me pretendimin për rrëmbimin e avionit të Ukrainës, Kuleba tha se janë përjetuar disa kërcënime kundrejt avionëve, por i kanë zgjidhur këto probleme dhe se nuk bëhet fjalë për rrëmbimin e avionit të Ukrainës.
"Në qershor kemi evakuuar nga Afganistani më shumë se 250 shtetas ukrainas dhe të huaj. Aktualisht në Afganistan ndodhen rreth 90 shtetas të Ukrainës dhe anëtarë të familjeve të tyre", tha Kuleba.
Më tej ai vuri në dukje se vazhdojnë punimet për evakuime të tjera.