Gözde Bayar
18 Prill 2022•Përditësim: 19 Prill 2022
Forcat ruse kanë hyrë në qytetin e Kreminës në rajonin lindor Luhansk të Ukrainës, theksoi sot një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).
"Rusët hynë në Kremina. Filluan përleshjet në rrugë. Evakuimi nuk është i mundur", tha në Telegram, Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut.
Ai tha se forcat ruse kanë hyrë në Kremina me shumë tanke dhe mjete të blinduara dhe se civilët kanë mbetur të bllokuar në qytet.
Guvernatori tha se dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në granatimet e qytetit Zolote, duke shtuar se gjashtë policë patrullimi u plagosën në qytetin Lysychansk.
Të paktën 1.982 civilë janë vrarë dhe 2.651 janë plagosur në Ukrainë deri më tani në luftë, sipas vlerësimeve të OKB-së, me shifrën e vërtetë që besohet të jetë shumë më e lartë.