Ukraina do të hapë hetim mbi rrëzimin e avionit
Presidenti Zelensky tha se “Do të krijohet një komision hetimor me pjesëmarrjen e zbatuesve të ligjit dhe agjencive të specializuara përgjegjëse për aviacionin civil”Elena Teslova
08 Janar 2020•Përditësim: 09 Janar 2020
MoskëPresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot udhëzoi prokurorin e përgjithshëm të vendit të nisë një hetim për rrëzimin vdekjeprurës të avionit të aviokompanisë ndërkombëtare të Ukrainës në Teheran, kryeqyteti i Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një mesazh të postuar në Facebook, Zelensky tha se “Do të krijohet një komision hetimor me pjesëmarrjen e zbatuesve të ligjit dhe agjencive të specializuara përgjegjëse për aviacionin civil”.
Zelensky po ashtu urdhëroi një kontroll të gjithë flotës civile të linjave ajrore të Ukrainës dhe ndërpreu vizitën në Oman për të marrë kontrollin personal të hetimit.
Duke u zotuar të shqyrtojë të gjitha mundësitë, Zelensky shtoi se: "Pavarësisht përfundimeve në lidhje me shkaqet e katastrofës në Iran, e gjithë flota civile do të kontrollohet".
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi se hapi çështje penale për "shkelje të rregullave të sigurisë në trafik ose funksionimin e transportit ajror që shkaktuan vdekjen e njerëzve".
"Qëllimi i hetimit është të përcaktojë faktet që çuan në vdekjen, sipas të dhënave paraprake, të 167 pasagjerëve dhe nëntë anëtarëve të ekuipazhit", tha në një deklaratë shërbimi për shtyp i zyrës.
Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Vladimir Pristayko, shtetas të shtatë vendeve ishin në bord: 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë.
Avioni u zhduk nga radari disa minuta pas ngritjes. Agjencia iraniane shtetërore e lajmeve Fans si shkak për rrëzimin theksoi mosfunksioni teknik, duke sugjeruar se motori ishte i operueshëm.
Të dy regjistruesit e të dhënave të fluturimit u gjetën dhe u transferuan tek autoritetet përkatëse për analiza.
Avioni u prodhua në vitin 2016 dhe iu dorëzua kompanisë ajrore direkt nga fabrika. Raportohet se iu nënshtrua mirëmbajtjes teknike dhe inspektimit këtë javë, të hënën.
Udhëheqësit botërorë, përfshirë presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentin rus, Vladimir Putin, i shprehën ngushëllimet e tyre Ukrainës dhe Iranit për rrëzimin e avionit.