Ekip
24 Prill 2019•Përditësim: 25 Prill 2019
Udhëheqësi verikorean Kim Jong Un mbërriti në Vladivostok të Rusisë për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kim mbërriti me tren të blinduar, i cili sot hyri në stacionin e trenave në Vladivostok, portin më të madh rus në Oqeanin Paqësor, ku u prit nga orkestra ushtarake para se të largohej me makinën e cila ishte transportuar me tren.
Vizita e Kim në Rusi zhvillohet rreth dy muaj pas takimit të tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili përfundoi pa sukses për shkak të kontekstit rreth sanksioneve ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut.