Lokman İlhan
22 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
BOGOTA (AA) – Udhëheqësi i Forcave Revolucionare të Kolumbisë (FARC), Rodrigo Londono, u kthye në Kolumbi nga Kuba, ku ishte për trajtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Londono, i njohur me nofkën Timochenko, përmes rrjetit social ka njoftuar se është kthyer në Kolumbi për të marrë pjesë në kongresin e partisë politike të cilën do të themelojë FARC-u, që do të mbahet nga 27 gushti deri më 1 shtator.
Timochenko më 2 korrik për shkak të dhimbjes të fortë në gjoks, marramendjes dhe rrahjes së shpejtë të zemrës u dërgua në një spital në qytetin kolumbian Villavicencio. Udhëheqësi i FARC-ut më pas bërë të ditur së gjendja e tij është përmirësuar, pas së cilës trajtimin e vazhdoi në Kubë, ku edhe vitin e kaluar ishte për trajtim.
Luftës në Kolumbi iu dha fund me negociatat me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, kurse më 15 gusht në Pandoresa u organizua ceremoni, në të cilën u përcoll autokolona e fundit me armë që u dorëzua nga Forcat rebele Revolucionare të Kolumbisë (FARC). Në 52 vitet e fundit të konfliktit mes forcave qeveritare dhe militantëve të FARC-ut në Kolumbi janë vrarë mbi 220.000 njerëz dhe janë zhvendosur më shumë se gjashtë milion të tjerë.