Gamze Türkoğlu Oğuz
09 Nëntor 2018•Përditësim: 11 Nëntor 2018
KOPENHAGË (AA) - Një tërmet me magnitudë 6,8 ballë ndodhi në ujërat e Norvegjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Norvegjeze e Tërmeteve NORSAR njoftoi se tërmeti ndodhi në det midis ishullit vullkanik Jan Mayen dhe Grenlandës.
Tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB raportoi se një ekip prej 18 personash, përfshirë ushtarë dhe meteorologë, jetojnë në ishullin vullkanik Jan Mayen.
NORSAR paralajmëroi lëkundje pas tërmetit, por nuk dha alarm për cunami.