Zehra Ulucak
24 Shtator 2019•Përditësim: 24 Shtator 2019
Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin e Portorikos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar në ujëra, 62 kilometra në veriperëndim të rajonit San Antonio, në thellësi prej 10 kilometrash.
Poashtu u konfirmua se pas tërmetit prej 6 ballësh, në rajonin e njëjtë janë regjistruar edhe tre tërmete prej 4.7, 4.6 dhe 4.3 ballë sipas Rihterit.
Ende nuk ka informacione nëse ka të vdekur apo të lënduar nga tërmeti.