Ayşe Aktaş
31 Gusht 2016•Përditësim: 31 Gusht 2016
ANKARA (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Papa Guinenë e Re në Paqësor, bëhet e ditur nga Qendra për hulumtime gjeologjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra ka qenë 39 kilometra në perëndim të ishullit Namatanai në thellësi prej 499 kilometrave.
Ende nuk ka informacione për persona të vdekur apo të lënduar, por është dhënë paralajmërim për cunami.
Më 30 prill Papua Guinea e Re u godit nga një tërmet me fuqi prej 6.7 ballë por edhe më 5 maj prej 7.2 ballë sipas shkallës së Rihterit.