Tërmet 5.1 ballë në Xinjiang të Kinës
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin autonom ujgur Xinjiang në veriperëndim të Kinës
Stamboll
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin autonom ujgur Xinjiang në veriperëndim të Kinës, transmeton Anadolu.
Tërmeti goditi qarkun Yuli të prefekturës autonome mongole Bayingolin në orën 12:12 sipas kohës lokale, raportoi Xinhua News, duke cituar Qendrën e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës.
Tërmeti ra në një thellësi prej 15 kilometrash, me epiqendër në 40.88 gradë gjerësi veriore dhe 84.17 gradë gjatësi lindore, vuri në dukje ajo.
Ndërkohë nuk ka patur raportime të menjëhershme për ndonjë viktimë ose dëme materiale.
