Bota

Tërmet 5 ballë në Kinë, vdesin 4 persona

Tërmeti në thellësi prej 8 kilometra ka shkaktuar vdekjen e 4 personave, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur

Fuat Kabakcı  | 19.05.2020 - Përdıtësım : 19.05.2020
Tërmet 5 ballë në Kinë, vdesin 4 persona

Ankara

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë prej 5 ballësh në jug të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë Xinhua, në rrethin Qiaojia të qytetit Zhaotong në provincën Yunnan në jug mbrëmë ka ndodhur një tërmet 5 ballë.

Tërmeti në thellësi prej 8 kilometra ka shkaktuar vdekjen e 4 personave, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

Në zonën e tërmetit kanë filluar punimet e kërkim-shpëtimit, ndërsa banorëve u është dhënë çadra, jorgan dhe ushqim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın