Të dërguarit amerikanë zbarkojnë në Moskë për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë
Raportohet se i dërguari special Steve Witkoff dhe këshilltari presidencial Jared Kushner mbërritën në Moskë të martën për bisedime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
Moskë
Ekipi negociator amerikan i kryesuar nga i dërguari special Steve Witkoff dhe këshilltari presidencial Jared Kushner mbërriti në Moskë të martën për bisedime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, raportuan mediat shtetërore ruse, transmeton Anadolu.
Witkoff dhe Kushner zbarkuan në aeroportin Vnukovo të Moskës, ku u pritën nga i dërguari presidencial rus Kirill Dmitriyev.
Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një konferencë për shtyp se Witkoff dhe Kushner do të takohen me Presidentin rus Vladimir Putin dhe takimi do të zgjasë "për aq kohë sa të jetë e nevojshme".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
