Mehmet Yılmaz
04 Shkurt 2020•Përditësim: 05 Shkurt 2020
Kryetari i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, deklaroi se edhe më tej në fuqi do të mbetet pezullimi për Lidhjen qytetare hungareze (Fidesz) në EPP, raporton Anadolu Agency (AA).
EPP në mars të vitit të kaluar nga radhët e saj pezulloi partinë Fidesz të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Për pezullimin e partisë në pushtet në Hungari atëherë votuan 190 anëtarë, ndërsa kundër ishin tre anëtarë të EPP-së.
Pezullimi nënkupton se Fidesz nuk mund të marrë pjesë në takimet e EPP-së, se nuk ka të drejtë vote dhe nuk ka të drejtë të propozojë kandidatë për çfarëdo detyre.
Tusk deklaroi se vendimi për pezullim edhe më tej qëndron në fuqi meqë Budapesti nuk ka arrituar progress të konsiderueshëm lidhur me shkeljet e standardeve demokratike.
“Mendimi i shumicës së familjes sonë politike është mjaft i qartë. Nuk ka përparim të mjaftueshëm në Budapest, nuk ka ndryshime të dukshme sa i përket standardeve demokratike, sundimit të ligjit dhe fjalës së lirë”, u tha Tusk gazetarëve pas takimit me zyrtarët më të lartë të EPP-së në Bruksel.
Disa anëtarë të EPP-së pohojnë se partia e Orbanit dukshëm është larguar nga idetë dhe vlerat themelore kristiano-demokratike dhe se "udhëheqë një fushatë anti-evropiane”.