28 Shkurt 2019•Përditësim: 28 Shkurt 2019
BAYRAM ALTUĞ
Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza, ka reaguar ashpër ndaj refuzimit që bëri SHBA-ja lidhur me propozimin për bisedime mes presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Arreaza i cili ndodhet për takime zyrtare në Gjenevë të Zvicrës, në deklaratën për AA ka shprehur kënaqësinë për mbështetjen e dhënë nga Turqia për vendin e tij dhe ka lavdëruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk.
"Turqia është një vend shumë i rëndësishëm. Populli turk (që nga fillimi i krizës) u bë vëllai ynë. Presidenti Erdoğan tregon solidaritet me Venezuelën dhe në kontekstin që OKB-ja të parandalojë çdo agresion ndaj vendit tim", tha Arreaza.
Ai tha se në fjalimin e mbajtur dje në sesionin e 40-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut ka propozuar takim midis presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Arreaza ka rikujtuar se ky propozim është refuzuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Konferencës Amerikane mbi Çarmatimin, ambasadori Robert Wood.
"Nëse SHBA-ja sulmon vendin ajo do të mposhtet", ka thënë Arreaza. Sipas tij, "Kjo është diçka që ata gjithmonë e bëjnë. Nuk duan dialog, mendojnë për luftë. Por, do të mposhten edhe një herë".
- Thirrje për dialog SHBA-ve
Arreaza në fjalimin e tij në këshill i ka bërë thirrje SHBA-së që problemet t'i zgjidhin me rrugën e dialogut. "Përse të mos ketë dialog me SHBA-në. Përse të mos takohen Maduro dhe Trump? Ata mund të takohen në një bazë të përbashkët dhe të shpjegojnë mendimet e ndryshme mes tyre", tha ai.
Më tej Arreaza theksoi se qëndrimi agresiv ndaj vendit të tij duhet të përfundojë ndërsa propozuar që bisedimet mes Maduros dhe Trumpit të zhvillohen në Venezuelë.
Robert Wood në një konferencë për media u përgjigj negativisht ndaj thirrjes së bërë nga Venezuela për presidentin amerikan Trump. "Presidenti Trump po bën përgatitje për t'u takuar me presidentin legjitim të Venezuelës. Dhe ai është Juan Guaido", tha Wood.
- Kriza në Venezuelë
Kryetari i Asamblesë Kombëtare në Venezuelë, Juan Guaido, shpalli veten si "president të përkohshëm" dhe u njoh nga SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta Rika, Guatemala dhe nga Parlamenti Evropian.
Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Irani, Kuba, Kina dhe Bolivia ripërsëritën mbështetjen e tyre për qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro i cili pas këtyre zhvillimeve deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe politike me SHBA-në si dhe vazhdimin e marrëdhënieve të tyre tregtare.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në kuadër të këtyre zhvillimeve tha se një nga alternativat është mundësia e dërgimit të trupave në Venezuelë.