Ekip
06 Shtator 2017•Përditësim: 06 Shtator 2017
VAN (AA) - Silueta e dy lejlekëve në Van të Turqisë me hënën në prapavijë ka ofruar pamje mahnitëse të cilat janë kapur nga objektivi i fotoreporterit të Anadolu Agency (AA).
Pamjet janë kapur në një shtyllë elektrike në afërsi të Liqenit të Vanit në provincën Van në lindje të Turqisë.
Lejlekët vërshojnë pellgun e Liqenit të Vanit me ardhjen e stinës së pranverës, ndërsa qëndrojnë deri në rënien e temperaturave.