Burak Karacaoğlu,Levent Tok
08 Mars 2018•Përditësim: 08 Mars 2018
AFRIN/ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar qendrën e qytezës Xhinderes në Afrin të Sirisë ndërsa në disa vende vazhdojnë përleshjet me pjesëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK-DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lagjet e çliruara TSK dhe ULS po zhvillojnë aktivitete të kërkimit. Pas çlirimit të kodrës Xhinderes nga TSK dhe ULS, e cila dominon në qendrën e qytezës, ishin përshpejtuar operacionet ajrore.
Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në terren, TSK dhe ULS si rezultat i përleshjeve intensive kanë çliruar qendrën e qytezës Xhinderes, në jugperëndim të Afrinit.
Terroristët të cilët përpiqen të ikin merren në objektiv nga avionët pa pilotë (SIHA).
Përleshjet me terroristët vazhdojnë ndërsa nga ana tjetër vazhdojnë edhe aktivitetet e kërkimit në lagjet dhe rrugët e çliruara.
AA ditë më parë ka filmuar nga ajri qendrën e qytezës Xhinderes ku shihej se kjo qendër në masë të madhe është boshatisur.

Afrini përbëhet nga gjashtë qyteza si dhe një qendër qarku.
TSK dhe ULS ende nuk kanë filluar operacionet ndaj qytezës Mabatli.
Pritet që në fazat e ardhshme të operacionit të pastrohen nga terroristët edhe fshatrat e disa qytezave, qendrat e të cilave janë çliruar.
PYD/PKK, kur i mori sinjalet për operacionin, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i kishte formuar në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qytezës që t'i përdorë si mburojë e gjallë.
Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 157 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 122 fshatra si dhe 30 pika kritike në Afrin.