Bota

Trump: Votimi në distancë do të jetë mashtrimi më i madh në historinë e vendit

"Fletëvotimet e dërguara me postë nuk janë të sigurta", deklaroi Trump duke shtuar se "Shumë fletëvotime u dërgohen të vdekurve. Madje disa fletëvotime u shkojnë edhe maceve dhe qenve"

Dildar Baykan  | 13.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Trump: Votimi në distancë do të jetë mashtrimi më i madh në historinë e vendit

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendon se fletëvotimet e dërguara "me postë" për zgjedhjet në vend u kanë shkuar edhe "të vdekurve, maceve dhe qenve", transmeton Anadolu Agency (AA)

Në një konferencë ditore për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi kërkesën e demokratëve që zgjedhjet më 3 nëntor të zhvillohen nëpërmjet postës për shkak të koronavirusit (COVID-19).

Duke vënë në dukje pretendimet që vendet si Rusia, Irani dhe Kina do të ndërhyjnë në zgjedhjet në SHBA, Trump bëri vlerësimin se "Problemi i vërtetë në zgjedhje nuk do të jenë Kina, Irani apo Rusia, por problemi i vërtetë do të jenë demokratët".

"Demokratët dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë mundur të dakordohen në çështjen e paketës stimuluese për COVID-19", tha Trump i cili shtoi se "Demokratët duan 3.5 miliardë dollarë për votimin nëpërmjet postës. Votimi në distancë do të jetë mashtrimi më i madh në historinë e vendit tonë".

Më tej Trump theksoi se demokratët nuk do të mund të marrin paratë që duan dhe se nuk do të japin 25 miliardë dollarët që kërkohen për zyrën e postës.

"Fletëvotimet e dërguara me postë nuk janë të sigurta", deklaroi Trump duke shtuar se "Shumë fletëvotime u dërgohen të vdekurve. Madje disa fletëvotime u shkojnë edhe maceve dhe qenve".

Ai ka tërhequr vëmendjen se COVID-19 është më pak vdekjeprurës për njerëzit në moshë të re. "Kemi mësuar se numri i amerikanëve që kanë vdekur brenda një viti nga sëmundjet e zemrës është 5 herë më i lartë se i atyre që vdesin nga COVID-19", tha Trump.

Trump u shpreh se është i habitur se kreu i demokratëve kandidati Joe Biden ka zgjedhur si ndihmëse të tij Kamala Harris e cila e ka kritikuar në mënyrë të ashpër Biden-in në të kaluarën.

"Edhe Biden edhe Harris dëshirojnë ndërprerjen e fondeve të dhëna për policinë", tha Trump duke theksuar se "Cili polic dëshiron t'i japë votën Biden-it?".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın