Enes Kaplan
17 prill 2017•Përditësim: 18 prill 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën, siç bëhet e ditur, ranë dakord se presidenti sirian Bashar al Assad është përgjegjës për sulmin me armë kimike të regjimit sirian që ndodhi më 4 prill të këtij viti në rajonin Khan Sheikhun në Idlib, si pasojë e së cilës të paktën 100 civilë humbën jetën, ndërsa 500 të tjerë mbetën të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton qendra për shtyp e presidencës turke, presidenti Trump ka telefonuar presidentin Erdoğan duke e përgëzuar për suksesin e arritur në referendumin popullor të mbajtur më 16 prill në Turqi.
Gjithashtu njoftohet se në bisedën ku janë disktuar edhe zhvillimet e fundit në Siri, është theksuar edhe ndëshkimi i SHBA-ve ndaj regjimit sirian për sulmin kimik të kryer më 4 prill. Presidenti amerikan i ka shprehur falenderime presidentit turk për mbështetjen e dhënë në këtë çështje.
Lideri turk dhe amerikan diskutojnë luftën e përbashkët kundër DEASH-it
Dy liderët të cilën ranë dakord për çështjen e përgjegjësisë së presidentit sirian, poashtu kanë biseduar edhe luftën e përbashkët kundër DEASH-it. Për këtë çështje është theksuar nevoja e bashkëpunimit kundër të gjitha grupeve që përdorin terrorizmin për të arritur qëllimet e tyre.