Umar Farooq
09 Nëntor 2018•Përditësim: 09 Nëntor 2018
WASHINGTON (AA) - Një gjykatë federale amerikane e apelit ka dhënë një vendim me të cilin bllokoi vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund programit që mbron emigrantët pa dokumente që mbërritën në vend si fëmijë nga dëbimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e 9-të e Apelit e Kalifornisë në SHBA mbajti në vend përpjekjen nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) për t’i dhënë fund programit, program që fillimisht u prezantua nga ish-presidenti Barack Obama në vitin 2012.
Paneli prej tre gjyqtarësh tha se arsyet e administratës së Trumpit për dhënien fund të programit ishin me të meta dhe “kishin dështuar për të deklaruar një kërkesë”.
Gjykata po ashtu tha se “shfuqizimi i programit, të paktën siç është e justifikuar në këtë regjistrim është arbitrar dhe kapriçioz ose ndryshe në kundërshtim me ligjin”.
Shtyrja e Veprimit ndaj Emigrantëve Fëmijë (DACA) siguroi përfitime dhe mbrojtje për emigrantët pa dokumente që mbërritën në SHBA si fëmijë.
Programi jo vetëm që mbrojti emigrantët fëmijë pa dokumente nga deportimi i tyre, por u dha atyre një leje pune në mënyrë që ata të mund të kërkonin ligjërisht punësim në SHBA.
Programi ka mbrojtur rreth 800 mijë emigrantë pa dokumente në pesë vitet që kur u prezantua.