Muhammed Bilal Kenasari
04 Mars 2017•Përditësim: 05 Mars 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka thënë se para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016 ishte përgjuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump këtë pretendim e ka bërë përmes rrjetit social Twitter.
"E tmerrshme. Kam kuptuar se Obama ka përgjuar Trump Tower pak para fitores tonë të zgjedhjeve. Nuk ka gjetur asgjë", shkroi Trump.
"Si ka mundur presidenti Obama të bie kaq poshtë dhe të përgjojë telefonin tim gjatë fushatës së shenjtë zgjedhore. Njeri i keq (ose i sëmurë)", tha Trump.
Ai shtoi se besonte se një avokat i mirë do të mund të ngritë një proces serioz gjyqësor në lidhje me përgjimin që i ka bërë Obama telefonit të tij.
Trump pretendimet për përgjim i ka krahasuar me Watergate, një nga skandalet më të rënda politike në historinë e SHBA-ve. Afera çoi në dorëheqjen e presidentit amerikan, republikanit Richard Nixon.