Bota

Trump dyfishon nga 25 në 50 për qind tarifat e aluminit dhe çelikut

Presidenti amerikan tha se tarifa do ta sigurojë edhe më tej industrinë e çelikut në Shtetet e Bashkuara.

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 31.05.2025 - Përdıtësım : 31.05.2025
Trump dyfishon nga 25 në 50 për qind tarifat e aluminit dhe çelikut

Hamilton

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një rritje të madhe të tarifave për importet e çelikut dhe aluminit, duke e dyfishuar normën nga 25 në 50 për qind, në atë që ai e përshkroi si veprim për të mbrojtur më tej industrinë amerikane, raporton Anadolu.

“Sot, kam një njoftim të rëndësishëm”, tha Trump gjatë një tubimi në një fabrikë të çelikut në Pittsburgh, Pensilvani.

“Do të vendosim një rritje prej 25 për qind. Do t’i rrisim nga 25 në 50 për qind tarifat për çelikun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që do ta sigurojë edhe më tej industrinë e çelikut në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

Ai tha se rritja do të mbyllë boshllëqet që konkurrentët e huaj kanë përdorur për të anashkaluar tarifat e mëparshme.

Duke iu drejtuar investitorëve në sektorin e çelikut në SHBA, Trump tha: “Me 25 për qind, ata mund ta kapërcejnë atë pengesë. Me 50 për qind, ata nuk mund ta kapërcejnë më pengesën, kështu që urime të gjithëve”.

“Tarifa për mua është fjala më e bukur në fjalor”, shtoi presidenti amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın