Dilara Hamit
03 Shtator 2019•Përditësim: 04 Shtator 2019
Gazetarë, akademikë dhe politikanë do të mblidhen në Stamboll në datat 21-22 tetor për konferencën TRT World Forum, raporton Anadolu Agency (AA).
Tema e sivjetme është "Globalizimi në Tërheqje: Rreziqet dhe mundësitë". Sesioni do të hapet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Maria Fernanda Espinosa Garces; ish-presidentja e Brazilit, Dilma Vana Rousseff; kryetari i Partisë për Drejtësi Popullore nga Malajzia, Anwar Ibrahim; lideri kryesor i opozitës greke, Yanis Varoufakis; ministri për çështje evropiane i Rumanisë, George Ciamba; ish-kancelari austriak, Christian Kern; ish-kryeministri i Finlandës, Esko Tapani Ahowill dhe ish-kryeministri i Sirisë, Riyad Farid Hijab.
Ibrahim Eren, drejtor dhe menaxher i përgjithshëm i TRT-së, tha se forumi botëror ndikon shumë në opinionin publik ndërkombëtar.
"TRT është një ofrues i shërbimeve mediatike, si dhe një platformë e transmetimit të shërbimeve publike që gjithashtu ofron zgjidhje për problemet globale", tha Eren.
"Edhe pse TRT World Forum është ende në vitin e tij të tretë, TRT është bërë një markë ambicioze botërore dhe do të vazhdojë këtë sukses në të njëjtën mënyrë", shtoi ai.
Forumi do të mbahet për dy ditë me më shumë se 30 seanca ku do të diskutohen çështje të agjendën botërore, siç janë terrorizmi djathtist, ngritja e populizmit dhe nacionalizmit, e ardhmja e Lindjes së Mesme, luftërat tregtare, e ardhmja e BE-së dhe bashkëpunimi i fuqive në zhvillim.