Zehra Ulucak
02 Shkurt 2018•Përditësim: 02 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka pohuar se në Venezuelë mund të ndodhë puç ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në BBC, Tillerson, në një fjalim në Universitetin e Texasit para udhëtimit në Amerikën Latine, pohoi se ushtria e Venezuelës mund të rrëzojë presidentin e shtetit Nicolas Maduro.
Tillerson, edhe pse theksoi se SHBA-të nuk e mbështesin ndryshimin e regjimit dhe se nuk kanë informacion për ndonjë operacion të përgatitur, tha se në Venezuelë mund të ndodhë puç ushtarak.
Duke theksuar se në Amerikën Latine ushtria historikisht ka ndërhyrë në kohërat e krizave serioze, Tillerson shtoi: “Në historinë e Venezuelës dhe Amerikës Jugore, kohërat kur punët shkojnë keq dhe liderët nuk i shërbejnë popullit, janë kohëra kur ushtria është mjet ndryshimi".
Tillerson poashtu tha se Maduro duhet të kërkojë strehim në Kuba. duke shtuar se, “Nëse kuzhina për të nxehet më tepër, jam i sigurt se ai ka disa miq në Kubë të cilët do t'i jepnin një rezidencë në plazhet e bukura".
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Venezuelas, Jorge Arreaza, duke kritikuar komentet e Tillersonit, u bëri thirrje të gjitha vendeve të Amerikës Latine të bashkohen kundër armikut të përbashkët.
Arreaza, i cili gjendet për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Kubës Havan, u shpreh: “Imperializmi është armiku i ynë. Trump, ashtu si i sulmoi emigrantët e Venezuelës dhe Amerikës Qendrore, të njëjtën po bën dhe me Meksikën. Imperializmi nuk ka respekt për asgjë".