Felix Nkambeh Tih
09 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
N'DJAMENA (AA) – Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) ka përfunduar më shumë se 24 projekte në Çad që nga viti 2013, bëri të ditur sot koordinatori i agjencisë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Këto projekte mbulojnë sektorë të ndryshëm duke përfshirë shëndetësinë, arsimin dhe agrokulturën”, deklaroi për AA, Sami Dur koordinator i agjencisë. “TIKA filloi me punën në Çad shumë kohë para themelimit të saj zyrtar në janar të vitit 2015”.
Agjencia filloi me punë në këtë ish-koloni franceze në vitin 2013 që kur Turqia rinisi marrëdhëniet diplomatike me hapjen e ambasadës në kryeqytetin N’Djemena.
TIKA ka shpenzuar 1.65 milionë dollarë në projekte që ka të bëjnë me naftën, ndërsa OJQ-të tjera turke po ashtu kanë dhënë donacione dhe ofruar mbështetje.
Lidhur me shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë, TIKA po ashtu mirëmban automjete dhe siguron kooperativa bujqësore me traktorë.
Po ashtu ka furnizuar me prodhime anti-mushkonja në një vend ku rreziku nga malaria dhe ethet tropikale është i lartë.
“Zyra koordinuese në N'Djamena, sikur të gjitha zyrat e tjera të TIKA-s, pranon dhe mbështet projekte nga organizatat jo-qeveritare dhe shteti”, tha Dur.