Ekip
04 Prill 2017•Përditësim: 05 Prill 2017
RIJAD (AA) — Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka mbëritur të martën në Arabinë Saudite, në një mision i cili ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të rrisë tregtinë me ekonomine më të madhe arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministrja May, mbëriti në njërën nga fuqitë më të mëdha të OPEC-ut, pasi paraprakisht qëndroi për një vizitë zyrtare në Jordaninë fqinje të Arabisë.
Qeveria britanike thotë se gjatë qëndrimit të saj në Rijad, May do të vendos theksin në partneritetin e afërt që ka vendi i saj me Arabinë Saudite, përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.
Arabia Saudite është partneri më i madh tregtar i Britanisë në Lindjen e Mesme, me eksportet e mallrave dhe shërbimeve britanike në Arabinë Saudite, të cilat në vitin 2015 kanë kapur shifrat prej 8.1 miliardë dollarë.
Këto eksporte përfshijnë shitjet e armëve, të cilat kanë tërhequr kritika nga aktivistët të cilët thonë May duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Arabinë Saudite lidhur me të dhënat për të drejtat e njeriut.