Sayed Khodaberdi Sadat
06 Nëntor 2016•Përditësim: 06 Nëntor 2016
KABUL (AA) – Terroristët e DEASH-it rrëmbyen të paktën 6 civilë në provincën afgane Ghor, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit të provincës Ghor, Abdulhay Khatibi tha se terroristët e DEASH-it sot kanë kryer sulm në qendër të qytetit Firozkooh, qendra administrative e provincës.
Khatibi ka thënë se terroristët me këtë rast kanë rrëmbyer 6 civilë dhe i kanë dërguar në drejtim të panjohur.