Qays Abu Samra,Hacer Başer
20 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
RAMALLAH (AA) - Si rezultat i ndërhyrjeve të ushtarëve izraelit ndaj palestinezëve në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor u plagosën 7 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj palestinezëve të cilët organizuan protesta në qytetet El Halil, Ramallah dhe Beytullahim.
Në deklaratën e publikuar nga Gjysmë Hëna e Kuqe e Palestinës u theksua se: "Në incidentet e ndodhura mes ushtarëve izraelit dhe palestinezëve u plagosën 7 persona, ndër të cilët 5 me plumba të vërteta dhe 2 me plumba plastike, ndërsa dhjetëra persona u ndikuan nga gazi i hedhur".
Në demonstratat e organizuara nga ana e palestinezëve në qarqet Nalin, Belin, Nebi Salih në perëndim të qytetit Ramallah për të protestuar kundër politikës së Izraelit për vendbanimet hebreje dhe “Murin e ndarjes”, ushtria izraelite ka ndërhyrë me gaz lotsjellës, plumba të vërteta dhe plastike.
Tensionet nisën pasi kolonët hebrenj dogjën shtëpinë e familjes Devabishe në Nablus në fillim të muajit gusht ku si pasojë humbën jetën nëna, babai dhe fëmija 18 muajshe dhe kishte shpëtuar vetëm fëmija tjetër 4 vjeçar. Gjithashtu si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme kundrejt xhamisë Al-Aksa, konfliktet dhe protestat morën përmasa të rrezikshme në rajone të ndryshme me popullsi palestineze si Bregu Perëndimorë dhe në Gaza. Në sulmet e qytetarëve izraelit dhe kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve që nga fillimi i muajit tetor, kanë humbur jetën 75 persona.