Ekip
16 Korrik 2019•Përditësim: 16 Korrik 2019
Autoritetet e Iranit kanë konfirmuar ndalimin e akademikes franko-iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në Teheran, zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, bëri të ditur se akademikja Fariba Adelkhah u arrestua ditëve të fundit.
Megjithatë, Esmaili tha se "për shkak të natyrës së rastit, nuk është koha e duhur për të dhënë informacione në lidhje me të".
Zëdhënësi tha se më shumë hollësi do të njoftohen "siç rasti përparon".
Dje, Ministria e Punëve të Jashtme e Francës kërkoi qasje të menjëhershme konsullore për Adelkhah.
"Franca u bën thirrje autoriteteve iraniane që të hedhin dritë mbi gjendjen e zonjës Adelkhah dhe t’i përsërit kërkesat e saj, veçanërisht në lidhje me autorizimin e menjëhershëm për qasje konsullore. Nuk është marrë përgjigje e kënaqshme deri tani", tha Ministria franceze në një deklaratë.
Opozita iraniane tha se Adelkhah, e cila është e njohur për librin e saj "Të qenurit modern në Iran" rreth ndryshimeve në Iran pas revolucionit islamik të vitit 1979, është zhdukur në Teheran muajin e kaluar.
Herë pas here, autoritetet iraniane arrestojnë shtetasit e dyfishtë iranianë me akuza lidhur me sigurinë.