Hümeyra Ayaz
15 Maj 2026•Përditësim: 15 Maj 2026
Në stendat e bashkëpunimit që u ngritën në kuadër të forumit "Bota Ruso-Islame: KazanForum 2026", i cili po mbahet në Kazan, kryeqytetin e Tataristanit, u prezantuan aktivitetet e rajoneve ruse, organizatave të mëdha industriale dhe partnerëve ndërkombëtarë, raporton Anadolu.
Në "KazanForum", ku Anadolu është partner i komunikimit global, stendat e bashkëpunimit u ndanë në tri seksione kryesore ku u përfaqësuan rajonet e Rusisë, kompanitë partnere dhe sponsore si dhe vendet e huaja.
Në stendën e Turqisë, vëmendja u tërhoq mbi pozicionin strategjik të vendit si një qendër logjistike midis Evropës dhe Azisë ndërsa tregtia turke, bashkëpunimet industriale dhe aktivitetet e panaireve ndërkombëtare ishin ndër titujt kryesorë të prezantimit.
- Tataristani shërben si urë tregtare dhe financiare
Republika e Tataristanit, si mikpritëse e forumit, zuri vendin qendror në hapësirën ekspozuese, duke vënë në dukje infrastrukturën e saj të zhvilluar industriale në fushat e petrokimisë, bujqësisë, makinerive, aviacionit dhe teknologjisë së informacionit.
U theksua se Tataristani, me një sipërfaqe prej rreth 68 mijë kilometrash katrorë dhe një popullsi prej mbi 4 milionë banorësh, shërben si një urë tregtare dhe financiare midis Rusisë dhe vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).
Gjithashtu, vizitorëve iu prezantuan projektet industriale, turistike dhe infrastrukturore të rajoneve të ndryshme të Rusisë si dhe mundësitë e bashkëpunimit në tregti, financa dhe energji të vendet partnere ndërkombëtare.
Stendat e bashkëpunimeve në kuadër të "KazanForum 2026" u theksua se janë një nga platformat e rëndësishme që kontribuojnë në zhvillimin e partneriteteve ekonomike dhe teknologjike midis Rusisë dhe botës islame.
- Stenda e AA-së tërhoqi vëmendje të madhe
Në stendën e Agjencisë Anadolu, librat "Kanit" (Dëshmia), "Tanik" (Dëshmitari) dhe "Sanik" (I akuzuari) zgjuan interes të madh te vizitorët. Këto botime, që trajtojnë përvojën e AA-së në raportimin ndërkombëtar dhe punën në terren, u ekzaminuan me kujdes nga pjesëmarrësit.
Librat u renditën ndër botimet më të spikatura në panair, pasi ofrojnë vështrim gjithëpërfshirës mbi proceset e prodhimit të lajmeve dhe praktikën gazetareske të agjencisë.
Lucress Kentelle, studente në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Federal të Kazanit, tha për korrespondentin e AA-së se ndonëse disa pamje në libra janë tronditëse, përgatitja e botimeve të tilla është shumë e rëndësishme pasi ato shërbejnë si prova dokumentare.
Duke theksuar se këto vepra shërbejnë si prova dokumentare, Kentelle falënderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë punë. Ajo shtoi se dëshiron të vizitojë faqen e internetit të AA-së për të shqyrtuar librat në mënyrë më të detajuar dhe për t'i blerë ato.
Gjithashtu edhe kryetar i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë (Turqi), Ahmet Ayar vlerësoi librat e ekspozuar në stendën e AA-së, duke deklaruar se këto vepra "dokumentojnë mizorinë e përjetuar në këtë shekull".
Duke vënë në dukje se pamjet janë jashtëzakonisht tronditëse, Ayar uroi që të gjithë muslimanët, e në radhë të parë ata në Gazë, të jetojnë në paqe e qetësi. Ayar shpjegoi se në libra gjenden prova konkrete mbi luftën e njerëzve të cilët e kanë të vështirë të sigurojnë nevojat bazë.