Bota

Tatacoa, shkretëtira e kuqe e vendit tropikal

Në shkretëtirën Tatacoa jetojnë shumë gjallesa të ndryshme, ndërsa kaktusët arrijnë deri në 6-7 metra, dhe po ashtu ajo njihet edhe me emrin "Lugina e trishtimit"

Lokman İlhan  | 19.05.2018 - Përdıtësım : 20.05.2018
Tatacoa, shkretëtira e kuqe e vendit tropikal

Bogota

BOGOTA (AA) - Shkretëtira Tatacoa, një nga rajonet e rralla të thata të Kolumbisë ku ka reshje të bollshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me imazhet e saj interesante të tokës së kuqe dhe gri, raporton Anadolu Agency (AA).

Tatacoa e cila me pamjen e saj përngjas më shumë me një "pyll të thatë tropikal", ndodhet në pjesën periferike të qytetit Villavieja në rajonin e menaxhimit Hulia, në pjesën e mesme të vendit.

Ajo ka një sipërfaqe 330 kilometra katrorë, dhe emrin ia ka dhënë një prej kolonistëve spanjoll Gonzalo Jimenez de Quesada në vitin 1538, ku dhe ky emër i është dhënë për shkak të një lloj gjarpëri që jeton në rajon.

Në shkretëtirën Tatacoa jetojnë shumë gjallesa të ndryshme, ndërsa kaktusët arrijnë deri në 6-7 metra, dhe po ashtu ajo njihet edhe me emrin "Lugina e trishtimit".

Ky rajon i cili me pjesët me ngjyrë të kuqe të kujton Marsin çdo vit pret mijëra vizitorë, dhe për shkak se ndodhet larg me vendbanimet ai nuk ndikohet nga ndotja e ajrit apo nga dritat e ndonjë qyteti.

Në Tatacoa i cili me këto karakteristika tërheq vëmendjen e fotografëve, si dhe për ambiente për kamp në rajon, ndodhet edhe një observator.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın