KABUL (AA) - Theksohet se militantët Talebanë në rajonin Vardak të Afganistanit i kanë vënë zjarrin pesë shtëpive dhe kanë vrarë 13 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës Vardak, Ataullah Hogjanaj, tha se militantët Talebanë kanë sulmuar shtëpitë në rajonin Ale Seng në komunën Çek dhe kanë vrarë 13 civilë.
Zëdhënësi i cili ka vënë në dukje se sulmi është kryer në orët e natës së mbrëmshme ka thënë se militantët kanë djegur pesë shtëpi të civilëve, kanë rrëmbyer dy civilë të tjerë dhe se orenditë e shtëpive janë dëmtuar.
Zëdhënësi Hogjanaj gjithashtu ka theksuar se ka patur konflikt me militantëve Talebanë dhe forcave Afgane të cilë mbërritën në rajon pas sulmit ku si pasojë është vrarë një prej militantëve dhe janë plagosur 4 afektivë prej të cilëve 3 policë dhe një ushtar.
Zëdhënësi i cili ka vënë në dukje se civilët të që iu dogjën shtëpitë nuk punonin në administratën publike ka njoftuar gjithashtu se në rajon është ndërmarrë një operacion gjithëpërfshirës.