Levent Tok,Mohamad Misto,Ömer Koparan
17 Mars 2018•Përditësim: 18 Mars 2018
LEVENT TOK, MOHAMAD MİSTO, ÖMER KOPARAN
AFRIN/AZEZ (AA) - Një pjesë e terroristëve të YPG/PKK-së, të cilët u zënë ngushtë në qendrën e qytetit të Afrinit ku Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë arritur në fazën e hyrjes, filluan të ikin me automjete civile ndërsa një pjesë tjetër po përgatitet për përleshje duke u fshehur nëpër tunelë dhe strehimore, shkruan Anadolu Agency (AA).
Organizata terroriste DEASH në periudhën 2016-2018 kur e kishte të vështirë të largohej nga lagjet e banuara, u vendos në strehimore nëntokësore. Organizata pa ndonjë shpresë për fitore, kishte për qëllim të shkaktojë dëme më të mëdha të mundshme, duke sulmuar me shpejtësi nga tunelët, strehimoret dhe ndërtesat kundër forcave kundërshtare brenda qytetit.
Edhe përgatitjet e dy ditëve të fundit të YPG/PKK-së në Afrin përputhen me taktikën e DEASH-it.
Sipas informacioneve të AA-së të marra nga burimet e sigurta nga qendra e qytetit të Afrinit, kjo organizatë gjatë 48 orëve të fundit ka evakuuar me automjete civile qindra pjesëtarë të saj të armatosur.
Ata të cilët janë nxjerrë nga qendra përbëjnë trupat me fuqi më të dobëta vepruese të organizatës ndërsa përsëri me automjetet që u përkasin civilëve, në qendër të qytetit janë sjellë terroristët të cilët kanë kaluar trajnimet strikte. Organizata, e cila javën e kaluar largoi nga rajoni udhëheqësit e nivelit të lartë, nga rajoni është duke i larguar me shpejtësi edhe udhëheqësit e nivelit të mesëm.
Kurthe me bomba nëpër ndërtesa
Terroristët vazhdojnë të vendosen nëpër strehimore të bashkuara me tunelë si dhe në ndërtesa të shumta të cilat janë bashkuar njëra me tjetrën nëpërmjet kalimeve të hapura nëpër muret e tyre.
Organizata planifikon t’i aktivizojë trupat e fshehur pasi që TSK dhe ULS të hyjnë në qendrën e qytetit.
Në objektiv të organizatës e cila nuk ka mundësi të pengojë hyrjen e TSK-së dhe ULS-së në qendrën e qytetit është që të shkaktojë dëme më të mëdha të mundshme ndaj trupave që hyjnë brenda.
Me këtë synim, terroristët kanë vendosur kurthe me bomba nëpër automjetet civile të mbetura nëpër rrugë, ndërtesat publike të cilat kanë mbetur nga regjimi i Bashar al-Asadit si dhe ndërtesa të shumta në drejtim të avancimit të mundshëm.
Mjetet dhe pajisjet ushtarake të cilat nuk mund të nxirren nga qendra e qytetit të rrethuar, terroristët kanë filluar që t’u vënë zjarrin me qëllim që ato të mos bien në duart e TSK-së dhe ULS-së.