Afra Aksoy
04 prill 2018•Përditësim: 04 prill 2018
KUDS (AA) – Shefi i inteligjencës izraelite "Shin Bet" Nadav Argaman në Tel Aviv u takua me shefin e inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Radioja shtetërore izraelite njofton se takimi është mbajtur dje dhe se kerët e inteligjencës të të dy vendeve kanë biseduar rreth temave rajonale, përfshirë edhe situatën aktuale në kufirin e Rripit të Gazës të bllokuar.
Burimi i njëjtë raporton se Argaman përmes homologut egjiptian i ka dërguar mesazh lëvizjes palestineze Hamas se forcat izraelite nuk do të tolerojnë provokime dhe rrënimin e murit të sigurisë në mes Gazës dhe Izraelit.
Kreu i inteligjencës egjiptiane Kamel në takimin e mbajtur në Tel Aviv udhëtoi vetëm disa orë pas takimit të tij në Ramallah me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.