Gülşen Topçu
13 Qershor 2017•Përditësim: 13 Qershor 2017
KAJRO (AA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pritur në një takim presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Sisi, me të cilin ka bashkëbiseduar për luftën kundër terrorizmit dhe migracionit të paligjshëm përmes Detit Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel në takimin që ka realizuar me Sisin në Berlin, ka diskutuar edhe për temat e krizës diplomatike të disa vendeve të Gjirit me Katarin si dhe situatën në Libi.
Duke lavdëruar marrëdhëniet dypalëshe me Egjiptin, Merkel tha se Berlini zyrtar do të vazhdojë t'i ofroj përkrahje politikës reformuese të Egjiptit.
Sisi, në takim ka theksuar dëshirën e tij për të rivendosur sigurinë në të gjithë Egjiptin, dhe të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të krizës në Siri dhe Libi.
Ai shtoi se është i nevojshëm ashpërsimi i sanksioneve kundër vendeve që nxisin dhe financojnë terrorizmin, i cili paraqet një kërcënim për paqen globale.