Dzihat Aliju
15 Nëntor 2024•Përditësim: 18 Nëntor 2024
Në tempullin Wat Bang Phli Yai Klang në rajonin Samut Prakan të Tajlandës, është mbajtur Festivali, Loy Krathong për të nderuar Phra Mae Khongkha, "perëndeshën e ujit", raporton Anadolu.
Aktiviteti u mbajt te tempulli që gjendet përgjatë Kanalit Samrong.
Vendasit dhe turistët bënë shprehur dëshirat e tyre duke hedhur në ujë varka të vogla të dekoruara tradicionalisht të quajtura "krathong".